Haradinaj e ka “bllokuar” Brukselin, as pas 5 ditësh s’ka asnjë qëndrim se çfarë duhet të ndodhë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haradinaj e ka “bllokuar” Brukselin, as pas 5 ditësh s’ka asnjë qëndrim se çfarë duhet të ndodhë

16:41 | 24/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kur Qeveria e Ramush Haradinajt kishte marrë vendim për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, Bashkimi Evropian kishte reaguar prej të parëve. Ai kishte vazhduar me presion konstant ndaj Haradinajt për ta pezulluar një vendim të tillë, me qëllim të vazhdimit të dialogut për normalizim të raporteve Prishtinë – Beograd.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk po ndodh tani kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit dhe në Kosovë po diskutohet rreth datës së zgjedhjeve të reja, apo edhe mundësisë për krijimin e një “qeverie teknike”, ide që nuk po përkrahet nga askush.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se janë në dijeni për zhvillimet në Kosovë, megjithatë thotë se s’kanë asnjë koment për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e reja.

Read more

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

“E kemi parasysh vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqje, bazuar në specifikat e letrës së tij të dorëheqjes”, ka thënë zëdhënësja e BE-së.

Ndërkohë sa i përket asaj se a duhet Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, apo të krijojë një qeveri teknike, Kocijancic ka thënë se në këtë fazë nuk kanë ndonjë vlerësim.

“Nuk kemi ndonjë koment shtesë në këtë fazë”, ka potencuar ajo.

Mbase kjo mungesë e qëndrimit të BE-së për zhvillimet në Kosovë mund të vijë si pasojë e ndryshimeve të brendshme që janë bërë së fundi në Bruksel, pas zgjedhjeve të reja. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, është zëvendësuar nga spanjolli Josep Borell, i cili do të jetë edhe kryenegociatori i ri në dialogun Prishtinë – Beograd dhe do të komandojë politikën e jashtme të Unionit Evropian.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Qeverisë, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar si i dyshuar.

Intervistimi i Haradinajt ka përfunduar sot, ndërkohë bashkë me të në Hagë ka qëndruar e është intervistuar edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Derisa Haradinaj e Krasniqi qëndrojnë në Hagë, në Kosovë partitë politike janë duke i bërë matematikat për zgjedhjet e parakohshme.

RTK-ja, e thirrur në burime brenda Presidencës, ka raportuar që zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 8 shtator të këtij viti.

Fakti që zgjedhjet e reja mund të mbahen në fillim të shtatorit, tregon edhe për mundësinë e shtyrjes së takimit të paralajmëruar Prishtinë – Beograd për shtator.

Dushan Janjiq, analist serb, ditë më parë në një intervistë për Gazetën Express pati deklaruar që pret një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në muajin tetor./GazetaExpress/

Etiketa: dialogu Prishtinë – BeogradFederica MogheriniGjykata Speciale e HagësHagëkosovePërfaqësuesja e lartë e BE-sëQeveria e Ramush Haradinajt

Të Lidhura

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

nga 27
22:56 | 21/02/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

nga 27
22:28 | 21/02/2026
0

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Para
Pas dorëzimit të materialeve, PD zbardh përgjimin mes prokurorit dhe Alizotit

Pas dorëzimit të materialeve, PD zbardh përgjimin mes prokurorit dhe Alizotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

22:56 | 21/02/2026
“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com