Gjykata e Tiranës ka miratuar vlefshmërinë e mandatit për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj i cili kandidoi në zgjedhjet e 30 Qershorit për herë të dytë.
Veliaj pret çertifikimin e anëtarëve të Këshillit Bashkiak që fituan në zgjedhjet e 30 Qershorit ndërkohë pritet që ai të rikonfirmohet zyrtarisht në krye të bashkisë pas betimit që duhet të bëjë përballë tyre.
Kujtojmë se Veliaj kandidoi në këto zgjedhje përballë kandidatitn të Bindjes Demokratike, Arben Skënderajt dhe fitoi me një diferencë të thellë.