Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Athinë.
Viktima është 33 vjeç, i lindur në vitin 1986, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije. Shqiptari u qëllua me armë zjarri në rrugë, në lagjen “Hajdari”.
Ai mori plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spital pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit. I riu u transportua për në spitalin e Athinës “G. Gennimatas”, por nuk mundi të mbijetoje, duke ndërruar jetë aty.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.