Ka nisur mbledhja e kryetarit të Partisë Demokratike, Kryesisë dhe kryebashkiakët e PD-së në selinë blu.
Mësohet se në qendër të këtij takimi është vijueshmëria e aksionit opozitar.
Ndërkohë bëhet me dije se opozita do vijojë protestat kundër qeverisë Rama, pasi tashmë është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Basha do diskutojë gjerësisht axhendën e opozitës, ndërsa të premten pritet të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar”, thanë të njëjtat burime.