Miti i rremë i pathyeshmërisë së Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miti i rremë i pathyeshmërisë së Edi Ramës

15:00 | 09/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Gentian Gaba

Sot Edi Rama është na apogjeun e tij. Vetëm gjashtë vite pas ardhjes në pushtet, kontrollon  çdo centimetër të jetës politiko-administrative të vendit. Por, paradoksalisht, pas 30 qershorit ato që dukeshin si maja, dolën që ishin rrëmore.

Me refuzimin e votimeve, qytetarët zhbënë mitin e rremë të pathyeshmërisë së Edi Ramës. Treguan se propaganda, sado e shtrenjtë dhe e sofistikuar, nuk e mbush dot hendekun midis premtimeve marramendëse të vitit 2013 dhe shkretëtirës së shpresave të vitit 2019, në të cilin sundon totalisht i vetmuar.
Mungesa e legjitimitetit politik, i zhbërë nga përgjimet e ‘Bild’ dhe votimet monopartiake të 30 qershorit, e kanë nxjerrë kryeministrin gollomesh. Si elefanti në dyqanin e qelqurinave, ka dhe do të ketë në kurriz të gjitha kostot që pakujdesia e një pushteti total prodhon.

Read more

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

Në përpjekje për të gjetur bashkëfajtor, apo partnerë për të legjitimuar lojën e një demokracie formale, shtriu dorën për dialog. Kundërshtarët ia mohuan këtë mundësi. Zgjodhën rrugën më të gjatë dhe më të vështirë, atë të vetëpërjashtimit nga një sistem që nuk është më në gjendje të përballojë sfidat përballë të cilave ndodhet Shqipëria.

Ky qëndrim, që njëkohësisht po shërben si një ‘katarsis’ brenda opozitës, bën që oferta e Ramës të mos duket si një përpjekje për të rifutur opozitën brenda sistemit, por si një tentativë për të nxjerrë kryeministrin nga rëra thithëse në të cilën ka hyrë për shkak të babëzisë së tij. Pasi nga pozicioni në të cilin ndodhet, çdo lëvizje, e zhyt edhe më thellë.
Në këtë peizazh politik, me opozitën në rrugë, ekonominë përtokë dhe perspektivën europine të marrë peng nga ‘çunat problematikë’, ‘Reformën në Drejtësi’ duket si e vetmja kamerdare për Ramën. Jo si një përpjekje gjenuine për të çuar përpara një ndryshim thelbësor të një pushteti që duhet të jetë i pavarur dhe funksional, por si një mjet mbi të cilin mbahet për të zgjatur jetën e tij politike.

Duke njohur ndjeshmërinë e të huajve ndaj kësaj çështje, sidomos të atyre që kanë harxhuar paratë e taksapaguesve perëndimorë për të reformuar drejtësinë e këtushme, Rama po bën një lojë të dyfishtë. Nga njëra anë ka ngadalësuar procesin e ngritjes së institucioneve që lindin prej saj. Vonesa, e qëllimshme, i ka detyruar të huajt të përqafojnë zgjidhje ekstraligjore, të mbyllin sy e veshë vetëm për hatër të rezultateve por jo të cilësisë apo pavarësisë së gjyqësorit. Ndërsa, nga ana tjetër, përballë kundërshtarëve politikë që ia njohin stilin me të cilin po anekson drejtësinë, propagandon e në fakt edhe kërcënon, se ata kanë frikë prej saj.

Në këtë drejtim puna e mazhorancës ngjason me atë të Penelopës së mitologjisë, e cila e thurte pëlhurën gjatë ditës dhe e shqepte gjatë natës. Kjo hile, e luajtur me mjeshtëri, ka bërë që durimi i të huajve ndaj Ramës të kapërcejë imagjinatën e çdokujt që e ka parë shtetin ligjor të shembet përballë premtimit të një reforme epokale.  Mirëpo, ky durim i tepruar, ka bërë që zbatimi përjashtues dhe makut i Reformës ta lërë Shqipërinë pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese, me një Prokurore të Përgjithshme të përkohshme (prej dy vitesh) dhe, me shumë gjasë, me gjyqtarë të përkohshëm (antikushtetues) që do të mbulojnë vakancat në stilin e prokurores të emëruar me 69 vota.
Me pak fjalë, një reformë e dënuar të përfundojë në kalendat greke.

Megjithatë, kjo mendjelehtësi që mban firmën ‘buon per l’Albania’ dhe pranon që shqiptarët të jenë dëme kolaterale të një eksperimenti që ka hyrë në një rreth vicioz gabimesh, mori një përgjigje në 30 qershor. Qytetarët nuk refuzuan vetëm votimet, por edhe burokratët e huaj. Refuzuan gjithë ata që kërkojnë prej shqiptarëve diçka që nuk do të pranonin për popujt e tyre. Refuzuan gjithë ata që mendojnë se kush orkestroi kriminalizimin e politikës, duke futur gangsterë në Parlament dhe bashki, mund të reformojë drejtësinë. Pra në 30 qershor komplekset ranë, bashkë me to edhe pathyeshmëria e kryeministrit.

 

Etiketa: Gentian GabaKryeministri Edi RamapathyeshmeriQeveria

Të Lidhura

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

nga 27
08:16 | 04/02/2026
0

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000...

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

nga 27
08:02 | 04/02/2026
0

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë,...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:36 | 04/02/2026
0

DASHI Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:29 | 04/02/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime e...

Para
Dy mesazhet e Bashës nga protesta e opozitës: Drejtësi përmes ligjit dhe largimi i Ramës (live)

Mesazhi pas protestës/ Basha: Falenderime për qytetarët. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antikombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

08:02 | 04/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

07:36 | 04/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

07:29 | 04/02/2026
Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –
  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com