Një tjetër simbol referuar zgjedhjeve të 30 qershorit është përdorur në protestën e sotme të opozitës.
Një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë ka dalë nga selia e PD dhe i është drejtuar sheshit para kryeministrisë ndërkohë që po mbushet me fletë votimi “Rama ik”.
Kutia e madhe mbahet nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë masakat e protagonistëve të dosjeve të vjedhjes së votave 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit dhe krimelëvë të tjerë që kanë dalë në përgjimet e BILD.