Kandidati për kryeministër në Britaninë e Madhe, Boris Johnson ka deklaruar se duhet shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrantë ilegalë, të cilët ndodhen në Angli për më shumë se 15 vjet.
Ky lajm ka bërë një bujë shumë të madhe, pasi u krijon mundësinë emigrantëve të paligjshëm të pajisen me dokumenta qëndrimi të rregullta.
Duke folur për “Daily Mail”, Johnson u shpreh se kushti i vetëm që emigrantët duhet të plotësojnë është të dinë shumë mirë anglisht, pasi vetëm kështu ndihen si në shtëpinë e tyre.
Pra, nëse keni më shumë se 15 vite që jetoni në Angli dhe e flisni shumë mirë gjuhën e atij vendi, me amnistinë e re që pritet të ndryshojë nëse Jonson bëhet kryeministër, mund të përfitoni leje qëndrimi.
“Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë.
Ju duhet të flisni shumë mirë anglisht.
Dëshiroj që të gjithë ata që vijnë në Britaninë e Madhe të ndjehen britanikë. Kjo është me shumë rëndësi por duhet të mësojnë anglisht. Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë”, – ka thënë ai.