Largimi i shqiptarëve nga vendi po shoqërohet jo vetëm me uljen e fuqisë punëtore dhe zhgënjimit të tyre nga vendi, por edhe me një “trend” i cili është kthyer tashmë në fokusin e debatit.
Bëhet fjalë për djegien e pasaportave të Shqipërisë, sapo shqiptarët dalin nga atdheu.
Aktivisti Genc Sejko thotë se ky është poshtërim i simboleve kombëtare
“Ka filluar një trend idiot, ku ata që largohen nga Shqipëria, djegin pasaportën në shenjë proteste. Pasaporta është e Republikës së Shqipërisë nuk është e qeverisë. Kur digjni pasaportën, digjni edhe simbolet kombëtare. Nuk ju urren Shqipëria. Ju urreni politika. Mësoni të bëni dallimin”, shkruan Genc Sejko.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10217457079130671&set=a.10202016821893890&type=3&theater