Policia e Dibrës ka arrestuar para pak minutash djalin e ish deputetit të PD-së, Xhemal Gjunkshi, të akuazuar si një prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve në ngjarjet në KZAZ-në e Dibrës më 28 qershor.
Mësohet se pas ndalimit dhe shoqërimit në polici, djali i Gjunkshit është lënë i lirë. Gjithashtu në polici është shoqëruar edhe sekretari i PD-së për Dibrën.