Berisha: Shqipëria me Ramën është kthyer nën një narkoshtet, nuk ka zgjedhje të lira – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Shqipëria me Ramën është kthyer nën një narkoshtet, nuk ka zgjedhje të lira

11:12 | 30/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Letizia Tortello

Nga kati i 14 i Aba Center, ku ka zyrën ish presidenti (92-97) dhe ish kryeministri i qendrës së djathtë (2005-2013) Sali Berisha, mund të kundrohet i gjithë kryeqyteti, bile edhe kodrat përreth.

E gjejmë të ulur në një poltron të verdhë, pranë një biblioteke ku një sektor i veçantë është i mbushur me biografitë e ish-presidentëve amerikanë Nikson, Regan, George Ë. Bush, Klinton e Obama, si dhe biografinë e Zhak Shirak.

Read more

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Me një italishte elegante (s’kam marrë kurrë asnjë ditë mësim, e kam mësuar nga latinishtja dhe nga Canzonissima e Rai-t’ na thotë), vite drite larg manierizmave që përcillnin tv-të tona para 20 vitesh, lideri historik i Partisë Demokratike po e ndjek krizën institucionale të vendit të tij dhe nuk i kursen asfare akuzat e rënda ndaj kryeministrit socialist Edi Rama, fajtor sipas tij, se e ka shndërruar Shqipërinë në një narko-shtet.

Shqipëria është e paralizuar, ka një përplasje për pushtet të paparë më herët. Si u mbërrit deri këtu?

Është kriza më e rëndë e 30 viteve të fundit. Gjithçka për faj të Edi Ramës, politikani më i lidhur me krimin në historinë e Shqipërisë. S’e pranon demokracinë në partinë e tij dhe përdor gjithçka dhe gjithkënd për manipulimin e zgjedhjeve.

Zoti Berisha, janë insinuata të rënda këto që thoni, të natyrës penale…

Përmbajtja e akuzave që po them është e njohur për të gjithë shqiptarët. Opozita e PD, Lulzim Basha i nisi protestat para dy vitesh, që përpara zgjedhjeve (në të cilat Rama u rikonfirmua kryeministër – shënim i gazetës), por bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptoi rëndësinë e këtyre protestave. Rama e përdori të gjithë shtetin gjatë fushatës zgjedhore, por pavarësisht kësaj, Basha e njohu humbjen dhe ishte i pranishëm në parlament, deri para pak muajsh, kur në shkurt të 2019-s, kur u bë dorëheqja në masë nga mandatet. Dhe tani kemi publikimin e përgjimeve nga Bild, që konfirmojnë gjithçka që po them.

E përditshmja Bild ka publikuar përgjime në të cilat bosë të narkotrafikut shfaqen në kontakte me ministra, kryebashkiakë dhe me nomenklaturën e PS, duke garantuar vota. Por, më falni, a mund të gjykohet dikush apriori, kur ende s’është hetuar? Jeni dakord apo jo?

Kryeministri ka bllokuar gjithçka, sepse ka nën kontroll të gjithë drejtësinë. Në 2 vjet nuk është kryer asnjë hetim kundër kriminelëve, përkundrazi. S’mund të ketë kurrfarë zgjedhjesh të lira me Edi Ramën në pushtet. Për këtë shkak PD-ja i nisi protestat dhe nuk do të marrë pjesë në votime. E mendoj njësoj me kryetarin e shtetit, Ilir meta, po kthehet klima e diktaturës, këto janë “zgjedhje moniste”, në 57 % të bashkive ka vetëm një kandidat.

A shihni një zgjidhje?

Në 2006-n, kur unë isha kryeministër, Rama ishte kandidat për bashkinë e Tiranës dhe nuk pranonte datën e zgjedhjeve. Atëherë, kryetari i atëhershëm i shtetit Alfred Moisiu, i shtyu zgjedhjet me 5 muaj. S’e mendova për asnjë moment se mund të shkoja vetëm në zgjedhje, kushtetuta jonë imponon pluralizmin. S’mendoj se me Ramën në pushtet është e mundur një marrëveshje. Ai ka ngritur në këmbë një narko-shtet. Duhet fillimisht të dorëhiqet e më pas të lërë popullin që të votojë për parlamentin.

Masat e ardhshme të opozitës?

Do të reagojmë me të gjitha format që parashikon mosbindja civile. Kryetari i opozitës do të vendosë së shpejti për këtë.

A mendohet se mund të shpërthejë dhunë?

S’di ta them. Ne do vijojmë betejën tonë.

USA, BE, OSBE po i pranojnë votimet e sotme. Duket sheshit se s’I keni bindur dot…

Tek bashkësia ndërkombëtare gjej sjellje të njëanshme të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të Shqipërisë. Kush mendon se problem është opozita, bën një gabim të madh që mund të ketë pasoja. Spo them se opozita është e përkryer, por problem i Shqipërisë është narkotrafiku. Ne thjesht po mbrojmë të drejtat.

Salvini është ofruar si ndërmjetës. Çfarë do t’i kërkoni?

Ndihma që mund të na japë Salvini është ç’montimi i mafias dhe nxjerrja e të vërtetës në shesh.

Si ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë që nga ’97-a, kur në Itali mbërrinin anijet me refugjatë deri sot?

Asnjëherë vendi ynë s’ishte etiketuar si Kolumbia e Evropës, Kanabistan apo dele e zezë. Gjatë qeverisjes së mëpërparshme mundëm të trefishonim investimet e huaja me kontrata deri 4 miliardë dollarë, që nga TAP e deri tek Diga e Devollit. Sot investitorë të huaj spo vijnë më.

Kush janë miqtë tuaj sot në Itali?

Silvio (Berluskoni, fytyra i shndrit nga një buzëqeshje e madhe – shënim i gazetës), Casini. Butiglione është një mik i shtrenjtë i imi. Por vlerësoj shumë interesin e Salvinit për vendin tonë.

A është gati Shqipëria të hyjë në BE?

Jo, s’jemi ende gati. Francezët, gjermanët, holandezët e danezët po e kundërshtojnë hapjen e negociatave dhe ajo çka thonë për vendin tonë në fakt, përmes vëzhguesve të tyre, nuk është e gënjeshtërt. Shqipëria po gremiset në një ‘kakistokraci’, çdo vit e më keq. Jam shumë i shqetësuar nga kjo krizë e tmerrshme që po kalojmë.

/La Stampa/syri/

Etiketa: Bashkia e TiranësKryeministri Edi RamaOpozita e PDPërgjimet e BildSali Berishazgjedhje moniste

Të Lidhura

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

nga 27
17:57 | 01/02/2026
0

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

nga 27
17:25 | 01/02/2026
0

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

nga 27
17:07 | 01/02/2026
0

Real Madrid dhe Rajo Vajekano masin forcat në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të La Liga. Ndeshja nisi...

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

nga 27
16:37 | 01/02/2026
0

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Para
Shmanget një incident i rëndë në Durrës

Shmanget një incident i rëndë në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

17:07 | 01/02/2026
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

16:37 | 01/02/2026
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

16:15 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –
  • “Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –
  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com