Edhe qytetarët e Vlorës presin me protesta kryeministrin Rama i cili do të mbajë sot takimin e rradhës elektoral.
Mësohet se nën thirrjet “Rama ik” qytetarët e Vlorës janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike në këtë qytet në pritje në nisjes së tubimit të tyre.
Burime bëjnë me dije se në takimin e Ramës do të jenë pjesëmarrës edhe punonjës të administratës publike nga jugu i vendit, të cilët kanë ardhur me autobusa.