Idrizi takim me kryemistrin Haradinaj: Vendosja e taksës për mallrat serbe, qëndrim i një shteti që funksionon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi takim me kryemistrin Haradinaj: Vendosja e taksës për mallrat serbe, qëndrim i një shteti që funksionon

19:38 | 28/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i shoqëruar me një delegacion të përbërë nga Aqif Rakipi, Alket Veliu dhe Galip Taho, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Idrizi u shpreh se për shqiptarët e Çamërisë është shumë e rëndësishme dhe një simbolikë, që Javën Çame, në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit e spastrimit etnik mbi shqiptarët e Çamërisë, ta përmbyllim me aktivitete në Prishtinë dhe me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kreu i PDIU-së vlerësoi qëndrimin e Kryeministrit Haradinaj, për përqasjen me dinjitet dhe reciprocitet në raport me Serbinë dhe vendosjen e taksës 100% mbi mallrat serbe, por edhe si një mundësi e mirë për të mbushur këtë hapësirë me bizneset shqiptare e kosovare.

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

“Vendosja e kësaj takse është qëndrim i një shteti që funksionon, kur dihet që shkëmbimet tregtare mes Kosovës e Serbisë, janë të rendit 680 milionë euro, kurse me Shqipërinë vetëm 180 milionë euro”, – tha Idrizi.

Gjithashtu kryetari i PDIU u shpreh se duhet të përmbyllet sa më shpejtë procesi për liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës. Idrizi tha se ndjehet i shqetësuar që vendi i dytë pas Serbisë, për vendosjen e barrierave mbi bizneset e mallrat e Kosovës, është Shqipëria dhe kjo përfshin edhe taksën e Rrugës së Kombit.

Idrizi informoi kryeministrin Haradinaj, për situatën delikate dhe preokupuese për demokracinë e pluralizmin ku ndodhet Shqipëria dhe gjetjen e një zgjidhje e kompromisi që kalon nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri Ramush Haradinaj shprehu vlerësim e inkurajim për përpjekjet e PDIU-së dhe Shoqatës Çamëria, për çështjen çame si çështje kombëtare dhe ndjeshmërie e shqiptarëve të Kosovës, për Çamërinë. Sipas Haradinaj, Çështja Çame është një çështje që zgjidhet në kuadër të të drejtave të njeriut dhe pronësore.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Idrizi për një arritje shumë të rëndësishme sot për Kosovën, siç është pavarësia energjitike dhe nga sot Kosova menaxhon vet resurset dhe politikat energjitike.

Haradinaj shprehu shqetësimin e tij për situatën politike në Shqipëri dhe gjetjen sa më të shpejtë e gjithëpërfshirëse të një zgjidhje për krizën politike.

Etiketa: kryeministri kosovarKryetari i PDIURamush HaradinajShpetim Idrizi

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para
Rama në Vlorë për mbylljen e fushatës, qytetarët e presin me protesta

Rama në Vlorë për mbylljen e fushatës, qytetarët e presin me protesta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com