Kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori është shprehur se puna e kësaj Gjykate ka mbetur në vend, për shkak të procesit të vetting-ut.
Në një deklaratë për mediat Zaganjori u shpreh se mijëra dosje janë në pritje në këtë gjykatë ndërsa u ka dhënë urdhër gjyqtarëve që të merren fillimisht me dosjet urgjente, masat e sigurisë apo ekstradimet.
“Duhet që të vihet në funksion gjykata, që të trajtohen së paku çështjet urgjente. Ne po merremi me ruajtjen dhe administrimin e dosjeve. Të gjithë gjyqtarët i kam përgatitur që të trajtojnë tema urgjente.
Përpiqemi të bëjmë këtë punë që kemi mundësi. Ka dosje në Gjykatën e Lartë, që janë administrative, penale etj. Duhen të zgjidhen sa më shpejt çështjet e rëndësishme”, tha Zaganjori në fjalën e tij.