Artist, gazetar, politikanë e bloger i janë bashkuar nismës #EdheUnë për të penguar votimet me 30 Qershor.
I pari ishte artisti Bujar Kapexhiu i cili deklaroi se do të bllokonte zgjedhjet moniste të 30 qershorit, vendim për të cilin ishte i gatshëm të dënohej.
Më pas kësaj nisme i është bashkuar edhe sekretarja e përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda e cila ka shpërndarë nismën në Facebook.
Pas tyre edhe artisti Neritan Liçaj, gazetari Agim Xhafka, blogeri Olti Curri dhe shumë të tjerë i janë bashkuar kësaj nisme.