Nga Ilir Babaramo
Nuk e kam fjalën vetëm për kokat me qoshe të atyre krijesave të pështira që bënë plojën elektorale. Bëhet fjalë për dobermanë dhe pitbullë të tjerë.
Nuk dua të shtoj asnjë fjalë më shumë se cfare është thënë për përgjimet e publikuara nga Bild , te cilat do kishin detyruar tia mbathte në pol te veriut këdo që ka pak cipë në faqe. Fare pak vëmendje po i kushtohet në opinionin publik ndryshimeve që propozon Rama në kodin penal. Nëse kemi parasysh se parlamenti tani ka një “opozitë të re” të drejtuar nga Hajdari askush nuk ka pikën e iluzionit se aty në sallën e parlamentit mund ti ndalojë dikush. Rudina është ngushte këtë muaj. Rrogën mujore e dorëzoi vullnetarisht për te riparuar dëmin nga djegia e dy dritareve të KZAZ në Shkodër. ( o zot i madh, vajza e Azemit është kundër zjarrit ahahahahahahahaha).
Nuk dua të merrem as me propozimin se kush prek procesin zgjedhor përvec burgut do privohet dhe 5-10 vjet për të udhëtuar jashtë shtetit. S ka asnjë vlerë për krizën që po kalojmë sepse është jo veëm antikushtetues por dhe absurd si ai vendimi i Plenumit që i hoqi pas vdekjes teserën e partisë Mehmet Shehut.
Në paketën e paraqitur ka disa nene të cilat dëshmojnë se dhe në ditët e tij më të vështira Edi Rama po i bën një sherbim të fundit parallinjve shqiptarë. Pasi u ka dhënë gjitha paratë që kishte në këtë buxhet por dhe paratë buxheteve të 10 buxheteve të ardhshme përmes komcesioneve dhe ppp-ve, kryeministri u plotëson dhe një tekë.
Njerëz, besoj e keni parë se kush janë parellinjtë që mban Rama rreth vetes. Ish-fatorino, kapterë intendence, magazinierë ntshapi, të rritur mes erës së hirës tek dyqani i djathit. Këta janë “haute societe”. Palmaresit të trofeve perveç rolexeve, bentley, vilave pa dyshim i kanë shtuar ndonjë doberman apo pitbull. Jeni tmerruar kur hanëmet e tyre obeze apo pinjollet e tyre kokërruar dhe kokëbosh ju kalojnë afër në trotuar me këta qen që qentë me dy këmbë i kanë zgjedhur për të treguar se janë elita e vendit. Nëse deri sot jeni terrorizuar dhe mbrojtur ndaj tyre nuk do ta keni më këtë të drejtë. Mos qeshni. Ndryshimet ne kodin penal pikërisht këtë parashikojnë. Thënë më shkoqur nëse një doberman i sulet fëmijës suaj ju ndalohet të rrëmbeni ndonjë gur a hu që të mbroheni. Çfarë arrogance hanëmesh! Çfarë qeveri baxhellash!