Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës kanë kanë vënë në sekuestro preventive një hotel në ndërtim.
Ky ndërtim, i lejuar në 2018 nga bashkia e Himarës, është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator F. H. në një truall prej 700 m2 në Spile, vlera financiare e të cilit kap shifrën rreth 500.000 euro.
Mësohet se ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës”.