Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ish-Presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.
Gjatë takimit presidenti i vendit i ka shprehur ish-presidentit francez mirënjohje për mbështetjen që Franca ka dhënë për vendin tonë.
“Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona. Mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca”, ka thënë Presidenti Meta.