Luftë në emër të Kushtetutës! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luftë në emër të Kushtetutës!

16:13 | 20/06/2019
në Kryesore
0

Nga Ermal Mulosmani

Në këtë situatë tepër të paqartë që po kalon Shqipëria, të ngarkuar me dhunë, flakë,  përgjime vjedhjesh e fjalor rrugaçësh, gjithkush pret një mekanizëm, një fuqi ndikuese mbi dy palët që të ulë gjakrat, të gjejë një mundësi për kompromis. Në kushtet kur Pushteti dhe Opozita kanë karikuar taboret e tyre të forcës, jeniçerët e luftës online por edhe bimbashët e studiove televizive duket sikur sa më shumë që afrohet data 30 Qershor aq më e rrezikshme bëhet situata.

Gjuhët e flakëve  nëpër shkolla e qendra votimi, dy javë përpara zgjedhjeve, paralajmërojnë një prespektivë të zymtë ….

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Presidenti i Republikës, Institucioni që në një situatë të tillë do duhej të thirrte palët e të ulte tensionet përmes një kompromisi politik,  është përfshirë vet në një konflikt institucional me shumicën qeverisëse. Institucionet ndërkombëtare me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur një gjuhë aspak diplomatike dhe ndëshkuese ndaj liderëve të Opozitës.

Atëherë kush duhet ta marrë iniciativën të përafrojë palët?

A ka brenda Shqipërisë mendje të qeta e të arsyeshme që mund të ndikojnë Kryeministrin dhe Opozitën”? Kush është një autoritet moral, i padiskutueshëm nga palët, që mund të ndihmojë pikërisht në situatë të tillë? A është Ismail Kadare autoriteti moral që mund dhe duhet të dëgjohet nga palët, një lloj President Nderi që mund të gjeneronte zgjidhje? Historia e zgjedhjeve të 2011 dhe sjellja e atëhershme e Partisë Demokratike ndaj letrës së hapur të Kadaresë e përjashton një mundësi të tillë.

Atëherë KUSH?

Në mos pastë një Autoritet Moral, të padiskutueshëm, duhet që secili që ka në dorë diçka, një laps, një fjalë, një tastierë, një mendje të qetë duhet ta shfrytëzojë. Në mos për një rast të tillë, kur?

Bimbashët e medias të dalin nga taborri i anësisë e të mos neverisin e shajnë palën tjetër. Të gjithë ngapak të tregojmë që ne MUNDEMI vetë, e kemi kaluar kohën e Vranitzky-t. Këshilltarët e politikanëve, në qofshin të tillë vërtet, duhet të ndikojnë sa të munden shefat e vet. Intelektualët, shkrimtarët me peshë, gazetarët të bëjnë apel për ulje tensionesh e dialog.

Misionarët e konfliktit të linçohen sapo t’u dëgjohet zëri, nga studiot televizive të largohen koburet me syze, tiranda apo retorika konflikti ngado që të vijnë.

Njerëzit nuk e duan konfliktin, djegien, dhunën. Njerëzit nuk duan që të shkojnë në Votime por në Zgjedhje. Këto dy arsye duhet të mjaftojnë palëve për të gjetur kompromisin, dialogun.

Të dy palët kanë çfarë japin në kompromis.

E drejta sublime nuk është Kushtetuta por Paqja. Nuk mundet të predikojnë Kushtetutën ata që e masakruan atë në 2008-ën. Dhe këtu nuk është pak fajtor Kryeministri i sotëm, iniciatori i atyre ndryshimeve vetëm e vetëm që të zhdukte nga skena politike Ilir Metën. Bash për këtë arsye, tani e ka humbur të drejtën për të na mbajtur leksione kushtetuese.

Opozita gaboi kur dogji mandatet e deputetëve të fituara në 2017-ën. Në atë moment ata u futën në një rrugë pa krye prej së cilës nuk po dalin dot. Po shkojnë pa kthim në drejtim të një tuneli që nuk ka dritë.

Opozita nuk janë Sali Berisha, Lulzim Basha,  Ilir Meta apo Monika. Madje mund të them se këta që përmenda janë pjesa më pa interes në këtë shkrim. Nuk janë as rrogëtarët e bashkive e komunave të fituara nga këta. Për këtë kategori njerëzish më së paku do e shkruaja një shkronjë…

Kundër  Kryeministrit të Shqipërisë, në ditën më të mirë të tij kanë votuar fiks gjysma e votuesve të Shqipërisë. Pra, rreth 760,000 Votues. Ndërsa rrogëtarët janë rreth 3 a 4 mijë njerëz. Po 750,000 të tjerët si do bëjnë? Kryeministri nënkupton që ata duhet të paguajnë për gabimet e liderëve të tyre.

Në emër të Kushtetutës.

750,000 shqiptarë kërkojnë të votojnë zoti Kryeministër. Nëse ju u hiqni të drejtën e votës në emër të Kushtetutës mos prisni prej tyre të kenë mirëkuptim. Shumica i kanë të lidhura fatet e jetëve të tyre nga mundësia për t’u punësuar nga një zgjedhje alternative. Kanë 6 vjet që e presin këtë ditë. Dhe Ju me Lulzim Bashën ua hiqni këtë të drejtë. Duke ia vënë fajin njëri tjetrit.

Votat 100% për kandidatët Tuaj zoti Kryeministër (me kryeneçësinë e kalorësit të Kushtetutës) e fusin konfliktin në një nivel tjetër, sipëran. Nëse ju mendon se ‘97 ishte vetëm pasojë e parave të humbura nga skemat piramidale e keni gabim. Në fakt, pushteti i Berishës ra në Maj  ’96 por u mbajt në këmbë vetëm nga patericat piramidale deri në Mars ’97. Piramidat ishin vetëm patericë. Kjo përvojë duhet të shërbejë për diçka.

Përgjimet e dala ku Partia Socialiste bën pazare votash me personazhe të botës së krimit, narkotrafikut, ekponentë të policisë së shtetit, ka ulur bukur fort reputacionin e dlirë të pushtetit të Rilindjes. Gjuha e gangsterëve që na qeverisin dhe arroganca e tyre përpara votuesve janë një provë e fortë në duart e Opozitës për të vënë në dyshim legjimitetin e pushtetit rilindas…

Në fakt këto janë janë vetëm pika që derdhin gotën e mëkateve të Rilindjes që është e mbushur me korrupsion të dimensioneve të papara deri më tani.

E mbi këto probleme të palëve duhet të kërkohen edhe rrugët e zgjidhjes. Nëse fokusohemi tek problemi do mbetemi aty, nëse fokusohemi tek zgjidhja mundet të bëjmë diçka.

Etiketa: Ermal Mulosmanikrize politikeKushtetutaligjePresidenti i Republikëssituata politike

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rama zhduku! Thirrjet e protestuesve përballë KZAZ-së nr 42 në Kavajë (live)

Protestuan për lirimin e KZAZ-së nr 42/ Arrestohen 6 persona, procedohen penalisht 31 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com