Nga Dritan Shano
Ëndrra e çdo bande kriminale është të bëjë ligjin. Dhe në fakt, në Shqipëri po e bën. Mendoj se, nëse Pablo Escobar do kthehej sot në jetë me siguri do të donte të ishte socialist shqiptar, po kështu Adolf Eichman me siguri do të kish dashur të ishte anëtar i Rilindjes dhe jo vartës i Hitlerit.
Banda në pushtet zgërdhihet e zhytur në miliona dhe vota të vjedhura, në çdo televizion kombëtar. “Të më rruni k**in!” thotë, duke ju drejtuar çdo shqiptari, gjyshërve, baballarëve, grave, djemve, motrave, fëmijëve të Shqipërisë.
Kjo zgërdhirje ka hyrë në fazën e fundit. O ajo shuhet, o do fillojmë të zgërdhihemi të gjithë.
Faza e parë të zgërdhirjes ishte Arroganca. Mohimi total i lidhjeve me krimin. Koha kur Rilindja i mohonte lidhjet me krimin, “zero lidhje”, organizimin e vjedhjes së votës dhe lirisë së shqiptarëve, ikonat e saj “akullore” ka mbaruar. Për shkak të mosbesimit që kemi ndaj njëri-tjetrit, kësaj kohe të mohimit të krimit i dha fund gazeta gjermane “Bild”.
Faza e dytë e zgërdhirjes ishte Shkelja e Syrit. Duke dashur të sigurojnë bashkëpunimin apo marrëveshjen me opozitën, se kur e keni bërë ju ne nuk kemi thënë gjë… dhe Selanik e tatëpjetë, kështu ka qënë e kështu do jetë. Këtë fazë e interpretojnë nja katër-pesë tipa më shpesh nga të gjithë, duke thënë: “Kjo është normale, kështu ndodh kudo…, kështu është bërë edhe më përpara”. Kjo shkelje syri i drejtohet Lulit, Monikës e kush e di se kujt tjetër, por kësaj radhe Rilindja më shumë se me këdo tjetër qe ja ka qejfi asaj, ka punë me shqiptarët. Ndoshta kjo puna e votës kështu ka qenë dhe është, por sot ne shqiptarët duam që ai që kapet, ta hajë dhe të shkojë në të…
Faza e fundit e zgërdhirjes është Brisku. Sot, Rilindja nuk i thotë shqiptarëve se këto që dëgjoni nuk janë të vërteta, por thjesht se nuk janë prova juridike, penale, prandaj “të na rruni ka**in dhe bo**et!”.
Shqiptarët po ikin nga sytë këmbët se krimineli që i sulmon, i vjedh, i plaçkit pasurinë, votën të ardhmen është qeveria, deputeti, polici, mësuesi. Pra, “shteti”. Ai shteti që Kryeministri tha se do e bëjmë se s’bën. Atëhere, askush nuk e imagjinonte se për çfarë shteti e kishte fjalën ai. Tani e dimë të gjithë.
Po a është e mundur që njerëzit të arrijnë të mbledhin prova juridike dhe penale kundër këtij shteti? Edhe sikur shqiptarët të vendosin se kjo është e vetmja punë e tyre, a është e mundur një gjë tillë, kur kjo bandë ka grumbulluar në një dorë institucionet e dhunës shtetërore, të hetimit dhe ato të gjykimit.
Janë kapur me zë dhe fotografi, me emra dhe mbiemra, duke manipuluar dhe vjedhur votat e shqiptarëve dhe nuk u bën përshypje, dhe nuk ikin sepse kjo ka qenë ajo që kanë dashur të bëjnë që në fillim. Sepse, vetëm kështu mund t’i vjedhin shqiptarët dhe mos t’i hyjë gjemb në këmbë.
Zgjedhje të lira e të ndershme, garë, rregulla loje, kushtetutë, ligje e të tjera janë kot, ato sot nuk ekzistojnë.
Njerëzit që duhet të ishin burgjeve për disa krime njëherësh sot qeverisin Shqipërine. Shumë shqiptarë rrinë dhe vështrojnë dhe nuk dalin në rrugë që t’i fshijnë, gjejnë gjithfarë justifikimesh për të mos vepruar kundër tyre.
Kështu, këta shqiptarë, më të përkorë se ne të tjerët, sepse ruhen se mos nga veprimi i tyre vjen Luli në pushtet, janë në fakt duke krijuar dhe bekuar me sjelljen e tyre, llojin e pushtetarit, nga i cili nuk do mund të mbrohen më, përveçse duke ikur.
Të gjithë ata që duke bërë spektatorin, presin se reforma në drejtësi e kryer prej kësaj bande me slloganin “Të na rrujnë ka**in!” do sjellë me gjithë mend drejtësi, më kollaj e kanë të bëjnë seks me alienët, ose janë thjesht bashkëpunëtorë të kësaj bande.
Të premten në shesh.
Merrni brisk rroje me vete.
Edhe pak nishadër se mos ja presim pak.
P.S. Një ditë rrota do kthejë edhe për shqiptarët. Një ditë…, siç ktheu edhe për hebrejtë. Edhe sikur këta që na kërkojnë ne, viktimave të tyre “prova juridike” për përdhunimin e organizuar dhe gjakftohtë politik, ekonomik dhe shoqëror që po na bëjnë t’ja hedhin sot, nesër duhet ta mbledhin mendjen do kenë të njëjtin fat me Adolf Eichman; sepse ajo që Banda e Rilindjes po i bën sot shqiptarëve është njësoj si ajo që Eichman dhe shefi i vet u bëri hebrejve në Luftën e Dytë Botërore.