Vijon situata e tensionuar në Kavajë, ku dhjetra protestues janë mbledhur për lirimin e KZAZ-së nr 42.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar KZAZ-në për të mos lejuar depërtimin e protestuesve brenda në qendër. Protestuesit për momentin janë ndarë në dy grupe në dy anë të rrugës. Në krye të tyre qëndron kryebashkiaku Isa Sakja.
Përpara shkollës “3 dëshmorët” është hedhur një sasi e konsiderueshme gazi lotsjellës duke shkaktuar probleme edhe për banorët brenda banesave.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2384464661637698/