Vijojnë skenat e dhunës në burgjet greke pasi një i burgosur shqiptar ka sulmuar me thikë një gardian.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në burgun e Koidhalos, ku shqiptari nën efektin e drogës plagosi rëndë më thikë artizanale gardianin.
Në një deklaratë të kryetarit të Federatës së Zyrtarëve të Burgjeve, Spiros Karakitsos tha se oficerët e burgjeve punonin në kushte të vështira, pasi rrahjet, kërcënimet, dhunimet ishin shpeshtuar dhe Ministria e Drejtësië ishte përgjegjëse për rënien e sigurisë në këto institucione.