Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vijon procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.
Mësohet se sot janë mbledhur 55 firma për kërkesën e shkarkimit që pritet të depozitohet në Parlament gjatë paradites së nesërme.
Për kërkesën e shkarkimit mjaftojnë 35 firma që ajo të depozitohet në Parlament, por socialistëve u janë bashkuar edhe disa deputetë që kanë marrë mandatet pas largimit të PD dhe LSI.
Kujtojmë se gjatë seancës plenare të ditës së sotme në Parlament u miratua me 100 vota rezoluta ku dënohej vendimi i Metës për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.