Ish-nëndrejtori i CIA-s, Steven Meyer ka deklaruar se në disa shtete të Ballkanit do të ketë ndryshim të kufijve.
Në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti”, ai ka thënë se do të ketë ndryshim të kufijve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Maqedonisë.
Kjo e fundit është më kritike për shkak se ka përplasje shqiptaro-maqedonase, por edhe përplasje ndërmjet maqedonasve, deklaroi Meyer.
Ish nëndrejtori i CIA-s shtoi se edhe pse politika amerikane ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar, Republika Serbe do të mbijetojë.