Arrestohet nga Policia e Vlorës kryeplaku i fshatit bashkë me të birin, pasi iu gjetën të kultivuara bimë narkotike përreth banesës së tyre.
Mësohet se gjatë kontrollove përreth një banese në fshatin Penkovë në Selenicë, u konstatun të mbjella bimë dhe fidanë të dyshuara të llojit cannabis sattiva.
Menjëherë kanë rënë në pranga shtetasit A. N., 57 vjeç, me detyrë Kryeplak i Fshatit Penkovë dhe V. N., 23 vjeç, banues në të njëjtën banesë.