Ashtu siç është paralajmëruar sot zhvillohet protesta e tetë kombëtare e opozitës para zyrës së Kryeministrisë.
Bëhet me dije se protesta do të nis sot në orën 19:00 dhe do të vijojnë deri në orën 23:59.
Ndërkohë sa i përketë skenarit ai do të jetë po i njëjtë, qytetarët do të protestojnë fillimisht para kryeministrisë dhe më pas do të marshojnë drejt Parlamentit.
Mësohet se gjatë protestës do të përdoren forma të ndryshme për të ironizuar edhe vizualisht qeverinë pas publikimit të audio-përgjimeve nga revista “Bild”.