Policia greke ka arrestuar shqiptarin e tretë i cili u arratis të hënën nga një burg në Athinë së bashku me 3 shqiptarë të tjerë.
35 vjeçari shqiptar i cili është konsideruar person me rrezikshmëri të lartë, është arrestuar në lagjen “Nea Smirny” në Athinë.
Nga mediat greke bëhet me dije se 35-vjeçari në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë kundrejt policisë.