Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka publikuar një pjesë të fjalës së kryeministrit Edi Rama me 12 maj.
Sipas Vasilit, Rama tha përpara gazetarëve se kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk ka asnjë bisedë të drejtpërdrejtë me kriminelët, por këtë ish-deputeti e quan si gënjeshtër të dalë sheshit pas materialeve të publikuara sot në gazetën gjermane.
“Shiheni me syte tuaj kur në 12 maj 2019 Edi Rama mbronte Dakon në konferencë shtypi dhe gënjente sheshit.(VIDEO). Shiheni Videon ku Edi Rama përbetohet paturpësisht se s’ka asnjë bisedë të Dakos me kriminelët,vecse thjesht përmendet nga kriminelët në bisedat e tyre.
Krahasojeni gënjeshtrën e paturp të Ramës, me përgjimet e bëra publike nga BILD-i gjerman, ku del e qartë,si drita e diellit, se Dako ka folur sa është shqepur me kriminelet”-shkruan Vasili.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/644656656050920/