Partia Socialiste ka njoftuar se këtë javë nuk do të ketë seancë plenare për shkak të angazhimit në fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
Mësohet se këtë muaj do të zhvillohen vetëm dy seanca, në datat 13 dhe 20 qershor. Është lajmëruar që seanca e datës 13 është shumë e rëndësishme dhe s’duhet të ketë asnjë mungesë.
Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet në këtë seancë që mungesat janë të pajustifikueshme.
Ndërkohë partia socialiste ka nisur fushatën për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, në një kohë kur opozita deklaron se zgjedhjet nuk do të bëhen.
Opozita ka njoftuar se protesta e tetë kombëtare “Rama ik” do të jetë më 8 qershor.