Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar lidhur me letrën e 5 të kryeministrit Rama, drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha.
Në një status në Facebook, Vasili e krahasaon Ramën me udhëheqësit perëndimor si May dhe Kurz, por edhe me ministren e Mjedisit në Meksikë, Josefa Gonzales Blanco Ortiz Mena.
Sipas Vasilit ndryshe nga ministrja e cila dorëhiqet për shkak të një vonese që u ka shkaktuar disa pasagjerëve në një avion, Rama shkruan përçartje mëngjezore.
Statusi i plotë:
Ministrja e Meksikes dorehiqet per parime, ndersa Rama shkruan percartje mengjezore!?
Doreheqjet per shkak te standarteve te larta te politikes parimore nga Austria,Anglia edhe nga Meksika e larget jane prova,qe ndan nje politikan nga nje sharlatan.
Dihet pse dha doreheqjen Kurz dhe May.
Por sot vjen nje shembull i jashtezakonshem nga Meksika.
Lexojeni arsyen e doreheqjes se ministres se mjedisit te Meksikes dhe kuptoni cfare kryeministri eshte Edi Rama dhe cfare standartesh morale dhe politike mizerabel e udheheqin tek zvarritet turpshem neper letra te cartura,qe vijne ere injorance e mediokritet dhe myk padijeje.
Josefa Gonzalez Blanco Ortiz Mena, ministre e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore te Meksikes dha dorëheqjen pasi ajo kishte shkaktuar nje vonesë për udhëtarët,që udhëtonin në ate aeroplan dhe ekuipazhin e saj.
Gonzalos deklaroi dorehjen dhe tha:
“Nuk ka asnjë justifikim. Askush nuk duhet të ketë privilegje dhe përfitimet e një personi, madje edhe në kryerjen e detyrave të veta, nuk mund të jenë mbi mirëqenien e shumicës”.