Lidhur me protestën e opozitës e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, kundër kryeministrit Rama, katër autobusë nga Berati janë nisur drejt Tiranës.
Sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Beratit Gazmend Azizi, numri i protestuesve demokratë beratas që do t’i bashkohen protestës në Tiranë është rreth 900 veta. Organizime mësohet se ka pasur me mjete të vogla dhe mikrobusë edhe nga Bashkia Urë Vajgurore.