Mëngjesin e sotëm janë kapur 23 klandestinë sirianë dhe iranianë, mes tyre edhe 3 fëmijë të mitur në kufirin e gjelbër në Kapshticë.
Emigrantët e paligjshëm u kapën në sajë të operacioneve të forcave Frontex dhe policisë kufitare, te cilët janë pozicionuar në kufi.
Klandestinëve iu morën deklarimet dhe do transportohen drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë.