Ambasadori gjerman: Monitorojmë rreptësisht qëndrimet që synojnë të pengojnë reformën
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman deklaroi në një intervistë në Tematv se i gjithë faktori ndërkombëtar është duke monitoruar me vëmëndje qëndrimet e partive politike lidhur me reformën në drejtësi. Kjo vemëndje është për të konstatuar saktësisht në se pretendimet e tyre kanë bazë vërtetësie apo janë thjesht justifikime për të penguar reformën në drejtësi për arsye të ndryshme.
Ambasadori gjerman ritheksoi qëndrimin e tij për rëndësinë jetike që ka reforma në drejtësi në Shqipëri dhe i bëri thirrje palëve në politikën shqiptare të gjejnë konsensus për të miratuar këtë reformë bazuar në draftin e ekspertëve të shikuar gjithashtu nga ekspertët e Komisionit të Venecias.
Ambasadori gjerman flet edhe për zhvillime të tjera në Shqipëri duke analizuar arsyet të cilat e kanë penguar Shqipërinë drejt konsolidimit të shtetit ligjor në këto 25 vite të tranzionit.
Zoti Ambasador! Një muaj më parë në dhjetor 2015, Shqipëria festoi 25-vjetorin e rrëzimit të sistemit komunist. Pra një çerek shekulli përpjekje për të ecur përpara në drejtim të konsolidimit të demokracisë por duket se vazhdon ende tranzicioni. Janë disa çështje të pazgjidhura në këto vite tranzicion ku përfshihet hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit, kthimi dhe kompensimi i pronave dhe problemi i viteve të fundit, kriminalizimi i politikës. Duket se ka një dakortësi mes palëve në politikë për të mos i zgjidhur këto çështje. Si e shikoni ju zoti ambasador?
Pikësëpari dëshiroj të shpreh kënaqësinë time lidhur me faktin se 25-vjetori i rrëzimit të komunizimit në Shqipëri, u përkujtua me aktivitete mjaft interesante të organizuara për të festuar bashkarisht por edhe për të analizuar bashkarisht. Dëshiroj të shquaj në mënyrë të veçantë një aktivitet të organizuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani më datë 8 dhjetor.
Ishte një aktivitet që pati kontribute mjaft interesantë nga ana e pjesëmarrësve. Për fat të keq nuk mori vëmëndjen e duhur pasi mbeti në hije për shkak të protestave të opozitës në ditën e 8 dhjetorit, të cilat u shoqëruan me shfaqje dhune. Është bindja ime se përkujtimi i kësaj date, pra i 8 dhjetorit 1990 do të kishte shërbyer mjaft mirë si një rast dhe mundësi për të shprehur bashkarisht kënaqësinë që pas 25 vitesh të festojmë rrëzimin e diktaturës, në vënd që përmes protestash me shfaqje dhunë në një farë mënyrë të prishim imazhin e këtij uniteti. Lidhur me substancën e pyetjes tuaj mund të thuhen shumë gjëra por unë po i përmbledh. Natyrisht që Shqipëria në këtë moment të pas 25 viteve të rrëzimit të diktaturës ndodhet ende në një fazë tranzicioni të zhvillimit të saj. Por duhet thënë gjithashtu se deri tani është arritur shumë. Ju si shqiptarë e dini më mirë se sa unë, se duke iu referuar pikënisjes së fillim viteve 90, ka arritje mjaft të mira. Sigurisht që shumëçka është arritur në drejtim të sistemit politik pasi kemi të bëjmë me një sistem më demokratik parlamentar. Në këto 25 vite Shqipëria ka pasur në mënyrë të shumëfishte ndryshime demokratike. Gjithashtu është arritur shumëçka në drejtim të të drejtave të njeriut, në qoftë se do ta krahasosh Shqipërinë e tanishme me atë të para 25 viteve. Me aq sa e njoh unë historinë e zhvillimti të vendit tuaj në këto 25 vite, mendoj se është arritur shumë edhe në krahasim me periudhën e viteve të pas rrëzimit të sistemit komunist, kur kishte edhe tendenca autoritariste. Personalisht prirem ti shoh gjërat nga ana pozitive por sigurisht që mbetet shumë për tu bërë veçanërisht lidhur me perspektivën e integrimit evropian. Dua të shquaj tre zhvillime mjaft pozitive që kanë të bëjë me kuadrin legjislativ. Pikësëpari është ligji për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit, zbatimi i të cilit shpersoj të nisë sa më shpejt të jetë e mundur. Po kështu mendoj se janë nisma për dekriminalizimin e politikës në vend dhe reforma mjaft e rëndësishme për sistemin e drejtësisë. Duke qënë se do të thellohemi në intervistë veçanërisht për reformën në drejtësi, më lejoni të them diçka më shumë në pikat e para dhe në mënyrë të veçantë për dekriminalizimin. Mendoj se ligji për dekriminalizimin është mjaft pozitiv dhe do të ndikojë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë.
Besoj se nuk përbën ndonjë sekret që Shqipëria ka një imazh të tillë ndër të tjera për shkak të afrisë së qarqeve të politikës me ato të krimit të organizuar. Mendoj se ky është një problem që nuk ka lindur dje por që ka nisur prej vitesh ndaj dhe e kosnideroj mjaft pozitiv faktin se partitë politike janë bashkuar në këtë iniciativë dhe pres me interes zbatimin konkret të kësaj marrëveshje.
Reforma në drejtësi është një hap mjaft i rëndësishëm i konsideruar si i tillë nga ju dhe përfaqsues të tjerë të komunitetit ndërkombëtarë në Shqipëri. Duket se jemi në momentin final, ndërkohë që Komisioni i Venecias është përfshirë me asistencë për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces jetik. Megjithatë jemi ende larg konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës. Cili është mesazhi juaj?
Unë mendoj se reforma në drejtësi në Shqipëri është mjaft e rëndësishsme dhe kjo për shumë arsye. Pikësëpari për vetë shqiptarët, pasi duke përjashtuar disa njerëz që kanë përfitime të drejtpërdrejta nga një drejtësi e korruptuar në Shqipëri, të gjithë shqiptarët do të ishin të interesuar të kenë një sistem të besueshëm drejtësie. Së dyti reforma në sistemin e drejtësisë është mjaft e rëndësishme edhe për ambiciet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Në se i referohemi progress-raportit të nëntorit të vitit të shkuar, ai është mjaft i qartë, kushti thelbësor për hapjen e negociatave është pikërisht përmbyllja e reformës në sistemin e drejtësisë. Së treti kjo reformë është mjaft e rëndësishme për investimet e huaja pasi për angazhimin e këtyre investimeve në Shqipëri, një sistem drejtësie funksional dhe i rregullt, është me rëndësi jetike. Unë besoj se të gjithë ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në realizimin e kësaj pakete reforme gjë që është konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias. Për mua është sigurisht mjaft i qartë fakti që ka çështje që janë mjaft të diskutueshme edhe për faktin se ka mungesë besimi mes palëve pasi mes tyre ka dyshime që secila palë përpiqet të fusë njerzit e vet në sistem. Me sa duket edhe sepse kështu ka qënë në praktikë në të shkuarën. Mendoj se është një çështje që nuk është aq e thjeshtë dhe e lehtë për tu zgjidhur. Por secila palë duhet të bëjë kujdes në qëndrime që drejtësia të mos jetë pronësi e askujt. Me aq sa kam studiuar, propozimet e bëra, kam vërejtur që autorët i kanë kushtuar një vëmëndje të madhe kësaj çështje, pra shmangies së politizimit të sistemit të drejtësisë. Tani jemi në pritje se çfarë do të thotë Komisioni i Venecias në rekomandimet e veta. Në përgjithësi do t’i jepja këtë këshillë klasës politike, se mungesës së dakortësisë për çështje të caktuara ato të mund të punojnë për të shkuar drejt konsensusit për një reformë në drejtësi të qënsishme.
3-Kjo zvarritje e pakuptimte si për shumë çështje të tjera, të lë të dyshosh se ka segmente të caktuara në politikën shqiptare që i trembet reformës thelbësore në drejtësi. Sa e vërtetë ju duket kjo hipotezë?
Sigurisht që edhe për mua është i ditur fakti se ka disa njerëz që kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe nuk besoj se duhet të kesh një fantazi të zhvilluar për të kuptuar arsyet e kësaj frike. Gjithashtu e kam po kaq të qartë se të gjithë këta persona që kanë frikë nga reforma në sistemin e drejtësisë nuk do ta pohojnë hapur në publik këtë gjë por do të përdorin çdo lloj argumenti të mundshëm për ta penguar këtë reformë. Ne, të gjithë aktorët apo vëzhguesit ndërkombëtarë, jemi duke e ndjekur me mjaft vëmëndje faktin në se bëhët fjalë për argumente bindëse apo vetëm për justifikime të paqënsishme që bëhen pengesë për reformën në sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër mund të them se partitë politike kanë tashmë rastin të dëshmojnë se ky hamendësim nuk është i vërtetë dhe kanë të tregojnë se janë të gatshme të realizojnë këtë refomë kaq të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Po kështu ato kanë mundësinë të dëshmojnë se janë të gatshme të ofrojnë kompromiset e nevojshme për këtë reform me rëndësi jetike për vendin. Gjithashtu në këndvështrimin tim do të ishte një hap i mënçur në se partitë do të udhëhiqen nga ato çfar do të thonë ekspertët dhe kryesisht ata të komisionit të Venecias.
Palët në Shqipëri kanë shumë mungesë besimi për të arritur një konsensus për të hartuar një draft të përbashkët. Në vendin tuaj si dhe në vende të tjera demokratike, shpesh bashkëqeveriset, ndërkohë që reformat e mëdha nënshkruhen nga të gjithë. A keni ju një sygjerim për politikën shqiptare për rrugën që i çon drejt konsensusit?
Më duhet të them se lidhur me çështje të rëndësishme edhe në Gjermani ka debate dhe përballje mjaft të fuqishme. Por nga ana tjetër është i vërtetë fakti se për çështje që kanë të bëjë me interesin e përgjithshëm të vendit, të popullit, partitë politike dalin mbi inetresat partiake dhe gjejnë gjuhën e bashkëpunimit.
Këtu në Shqipëri më duhet të them se është disi ndryshe edhe stili i të bërit politikë. Është i pazakontë dhe të duhet kohë të mësoshesh me të, kur përballesh në fillim me këtë mënyrë të bërit politikë. Ky stil i të bërit politikë në Shqipëri është i një agresiviteti verbal që shkon tej të zakonshmes aq sa duket se çdo lloj metode është e lejueshme, mjafton të arrish pushtetin që synon. Shpesh herë kam pyetur veten në se këta persona që ndërmarrin të tilla sulme ndaj kundërshtarit politik, arrijnë të jenë të qartë për efektet që ka në kryeqytetet e vendeve të bashkimit Evropian kjo prirje e tyre për të shpifur kundër kundërshtarit politik duke përdorur në mënyrë inflacionare të gjithë fjalorin poshtërues ndaj kundërshtarit. Por gjithashtu jam i bindur se ky problem nuk mund të zgjidhet duke përdorur të drejtën penale apo legjislacionin penal në fuqi. Ajo çfarë duhet bërë është ndryshimi i kulturës politike. Cila është këshilla që do të mund të jepja në këtë drejtim? Pikësëpari do të doja të këshilloja shumë që të dëgjohet më tepër personi që është përballë. Unë si diplomat kam përjetuar shpesh situata të tilla ku në biseda me persona, dhe kërkoj ndjesë për këtë që do të them, e kam fjalën për biseda me persona që i përkasin klasës politike, kam konstatuar se flitet shumë, mbahen shumë monologje, dëgjohet shumë pak dhe edhe më pak reflektohet rreth asaj që thuhet. Mendoj se në se do të dëgjonin më shumë njëri-tjetrin do të ishte shumë e lehtë për të kuptuar dhe për të gjetur një çasje konstruktive ndaj njëri-tjetrit. Për pasojë do të ishte shumë e lehtë gjetja e gjuhës së kompromisit mes palëve.
Përgjatë vitit që shkoi, largimi i një numri të konsiderueshëm shqiptarësh drejt Gjermanisë, ishte një ndër problemet kryesore. Ka shifra alarmante të azilkërkuesve shqiptarë. Prej shtatorit të vitit që shkoi, ka nisur kthimi i tyre nga Gjermania por nuk duket se ka kthime massive… ka ndryshuar diçka apo do të kthehen të gjithë?
Me këtë pyetje tematizuat një problem mjaft të rëndësishëm që ka përbërë një shqetësim mjaft të madh tonin gajtë vitit të shkuar dhe me të cilin jemi duke u marrë ende. Në vitin 2015 bëhet fjalë për një shifër prej 55 mijë azilkërkuesish shqiptarë në Gjermani, që është një shifër në mënyrë absurdë mjaft e lartë. Është absurde pikërisht sepse dihen kushtet kur në Gjermani mund t`i jepet azili politik një emigranti, ndërkohë nga ana tjetër dihej gjithashtu që të gjithë personat që mbrrinin nga Shqipëria në Gjermani vinin atje për arsye të varfërisë së tyre ekonomike dhe pamundësive të jetësës së tyre. Me kënaqësi konsatoj se zhvillimet e fundit në Gjeramani janë zhvillime mjaft pozitive përsa i përket shifrave, kjo ka të bëjë sigurisht edhe me situatën e emigrimit masiv të qytetarëve nga Siria apo nga vende të tjera të cilat janë në konflikte luftrash civile, kjo është një situatë që i ka bërë gjermanët që të jenë më të vendosur që të gjithë ata persona të cilët vijnë për arsye ekonomike nga vende të origjinës së sigurt të rikthehen në vendet e tyre. Dhe në vjeshtën apo në mesin e vitit të shkuar kemi filluar që të kthejmë sërish në Shqipëri të gjithë këta persona, duke e bërë publik këtë fakt në mënyrë të vazhdueshme dhe kemi vënë re që numri i këtyre azilkërkuesve në Gjermani ka rënë në mënyrë të dukshme. Unë e konsideroj mjaft të rëndësishme që të shfrytëzoj gjithashtu rastin të falenderoj strukturat përkatëse të qeverisë shqiptare për bashkëpunimin e tyre në zgjidhjen apo menaxhimin e këtij problemi sepse është mjaft e rëndësishme që rikthimi i këtyre personave në ambientet e aeroportit të Rinasit të jetë sa më me pak probleme që të jetë e mundshme. Dëshiroj gjithashtu të shfrytëzoj rastin sikurse kam bërë edhe në një sërë intervistash të miat që të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët vazhdojnë ende të planifikojnë të shkojnë në Gjermani me këtë ide të tyre për të kërkuar atje azil, do iu lutesha shumë që të hiqnin dorë sepse nuk do të funksionojë, të gjithë do të duhen të rikthehen në vendin e tyre, me këtë do t’u krijonin vështirësi vetes dhe familjes suaj dhe do të humbin edhe shansin për përfituar një qëndrim të rregullt në Gjermani për arsye punësmi. Pra, mos ndërrmerni iniciativëm për të kërkuar azil.
Ndërkohë ju paraqisni si alternativë punësimin legal në Gjermani. A mund të flasim për shifra të deritanishme të shqiptarëve që po punësohen në gjermani dhe çfar pritet për të ardhmen?
Me lejoni të them fillimisht që të gjitha autoritetet përkatëse dhe përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj problematike në Gjermani qofshin këto në nivel federal, në nivel landesh apo në nivel parlamentar pra të landeve e të federatës të gjitha këto struktura duke diskutuar problematikën e azilkërkimit konstatuan se të gjithë shtetasit shqiptarë që kishin kërkuar azil ne Gjermani e bënin këtë për arsye ekonomike dhe se kërkonin një mundësi punësimi. Në këtë moment të gjithë ata menduan, përse të mos i legalizojmë këto mundësi punësimi. Ndaj prej një janarit të këtij viti gjithkush, cdo qytetar shqiptarë që dëshiron të punësohet në Gjerami i duhet të gjejë një punëdhënës pikërisht atje që mund të lidhë një marrëveshje apo një kontratë punësimi që do duhet ta konfirmojë përmes zyrës së punës në Gjeramani e cila duhet të konfirmojë që për këtë vend pune nuk ka aplikues të tjerë dhe gjithashtu të ketë konfirmimin apo dritën jeshile prej zyrës së së huajve pra me këto tre konfirmime, pundhënës, zyra e punës dhe zyra e të huajve të mbërrijnë në Ambasadën Gjermane dhe të aplikojë këtu për një vizë punësimi sepse pa një vizë punësimi është e pamundur që të niset një mardhënie punësimi në Gjermani. Pra është e rëndësishme që të ndiqen ekzaktësisht këto hapa, nuk ka kuptim që qytetarët të vijnë të paraqiten në ambasadën gjermane dhe të pyesin këtu për vende pune në Gjermani. Secili do të duhet të gjej vetë personalisht një vend pune atje dhe më pas të paraqitet në ambasadë. Ju pyetët për shifra konkrtete në këtë drejtim, më lejoni të them që është ende herët, jemi vetëm në datën 12 janar sot dhe është ende herët për çshifra konkrete, por mund tju them me bindje që në sektorion konsullor pra në sektorin e vizave pranë ambasadës janë paraqiotur një numër i madh qytetarësh shqiptarë të cilët kanë ndjekuir këtë rregullore të re dhe kanë aplikuar për vizë punësimi. Dhe duke qenë se ne jemi të përgatitur për një rritje të konsderueshme të numrit të aplikuesve dëshiroj të shfrytëzoj rastin e kësaj interviste të njoftoj gjithashtu se në sistemin e aplikimeve për viza pranë ambasadës gejramne e kemi kaluar në sitemin online të gjithë ata persona që kërkojnë të aplikojnë për një vizë pranë ambasadës gjermane do të duhet të lënë një datë dhe orar të caktuar në faqen online të ambasadës dhe vetëm kështu mund të paraqiten për të bërë aplikimin përkatës.
Në mënyrë përmbyllëse dëshiroj të ripërsëris shpresën time përmes kësaj mundësi që kemi ofruar së fundmi të mund të japim një kontribut edhc në lidhje me zgjidhjen e problematikës së azilkërkimit duke dëshiruar edhe një herë që të gjithë qyetetarët shqiptarë të heqin dorë nga iniciativa e tyre për të kërkuar azil në Gjermani dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi të re që iu jepet. Nëse kjo do të funksionojë për secilin pre jrasteve kjo varfet sigurisht nga rapoprtet individuale të tyre. Dëshiroj të theskoj edhe një herë rëndësinë që ka bashkëpunimi i struktyarve gjeramnne dhe shqioatre ne menaxhimin e kësaj probmetike ashtu si mund të jetë iniciativa e fundit për përgatitjen e infermierëve dhe infermierëve të cilëve do tu ofrohet kjo mundësi punësimi në Gjermani.
Dhe sigurisht dëshirioj të shpresoj që të gjithë shqiptaërt që do ta kenë këtë mundësi, pas qëndrimit në Gjermani të mund të rikthehen në Shqipëri dhe të sjellin këru të gjithë përvojën dhe njohuritë e përfituara për të ndihmuar kështu në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e vendit.