Një tjetër aksident ka ndodhur këtë pasditë në aksin rrugor Fier-Patos.
Një automjet ka dal nga rruga në afërsi të kthesës së Portëzës dhe ka rënë në kanal e për pasojë janë plagosur dy gra.
Gratë janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë shërbimin shëndetësor.
Shkak dyshohet të jetë parakalimi i gabuar i një automjeti tjetër që e ka detyruar të devijojë.