Është arrestuar autori i katërt i shpallur në kërkim për vjedhjen e banesës të shtetasit Skënder Zeqirit, në Peqin.
Policia e Peqinit kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit Skëndër Zeqiri, dhe kanë vjedhur një sasi parash.