Në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, policia e Fierit ka evidentuar se një shtetas merrej me shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.
Si rezultat i operacionit “Kristali”, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, L.Ç., 37 vjeç, banues në Fier.