KQZ i ka dhënë mandatin edhe tre kandidatëve për deputetë, Halit Valterit, Vasil Sterjofskit dhe Edmond Stojkut.
Halit Valteri është kandidat nga listat e PD në Tiranë ndërsa Stojku dhe Sterjofski janë kandidatë nga listat e LSI, respektivisht në qarkun e Tiranës dhe Korçës.
Ata priten të betohen në seancën e ardhshme parlamentare.