Kreu i PD, Lulzim Basha nga selia e PD tha se rruga që kanë nisur nuk ka më kthim.
Nga në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu demokrat i dërgoi një mesazh të qartë kryeministrit Rama se nuk ka hap pas, por vetëm hapa para.
“Ishte një mesazh kombëtar i qartë dhe në veçanti për pengmarrësin e Shqipërisë se nuk ka dhe nuk do të këtë asnjë hap pas. Do të ketë vetëm hapa para. Bashkimi ynë ka marrë përmasa që i tejkalojnë kufijtë. Është një bashkim popullor. Falënderoj edhe socialistët që iu bashkuan kësaj proteste. Kjo që kemi nisur është një betejë për transformimin e Shqipërisë. Kjo pjesëmarrje madhështore dëshmoi tek besimi që kanë tek kauza jonë.”- tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1125635850978216/