Shpërngulja, dhuna dhe vrasja e çamëve nga Autoritetet greke (Dëshmia në dokumentin zyrtar të Lidhjes së Kombeve – 1925) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërngulja, dhuna dhe vrasja e çamëve nga Autoritetet greke (Dëshmia në dokumentin zyrtar të Lidhjes së Kombeve – 1925)

21:40 | 13/05/2019
në Kryesore
0

Nga Aurenc Bebja*

Në faqen n°240 të dokumentit të “Société des Nations – Journal Officiel”, botuar në shkurt të 1925, gjejmë një memorandum që pasqyron, shpërnguljen, dhunën dhe vrasjet e çamëve nga autoritetet (milicia) greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Memorandum

Read more

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

Si shqiptarët në Epir dhe Maqedoni janë të detyruar t’i nënshtrohen shkëmbimit.

“Dihet se Lidhja e Kombeve ka udhëzuar Komisionin Miks në Greqi që të dallojë shqiptarët nga turqit në mënyrë që të parët të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Për fat të keq, autoritetet lokale helene, me një zell të tepërt, përdorin mjete indirekte për të detyruar shqiptarët myslimanë të Greqisë që të largohen nga ky territor.

Këto mjete janë përndjekja sistematike e kryer me sqimë.

Kështu shqiptarët e Çamërisë (Prevezës dhe Filatit) keqtrajtohen dhe vidhen çdo ditë nga grabitës, nën sytë e xhandarmërisë dhe autoriteteve civile greke.

Grabitësi Çile Mastora dhe zëvendësi i tij Nikolla Qamo ishin veçanërisht të specializuar në këtë profesion, në rrethin e Paramithisë, ku banorët e fshatrave përreth duhet t’u paguanin atyre një haraç.

Autoritetet greke kanë zënë me forcë shtëpitë e shqiptarëve dhe kanë strehuar në to refugjatë, duke lënë jashtë, në rrugë, banorët vendas, ndërsa shtëpitë e të krishterëve nuk janë prekur.

Fshatrat si Karbunarë, Gardhiqi, Dragumi janë zbrazur nga banorët e tyre, të cilët janë strehuar në Parga dhe Margëlliçi, në mjerimin më të zi.

Autoritetet mbyllin sytë, nuk u japin kurrë të drejtë shqiptarëve, por, nga ana tjetër, mbështesin veprimin e bandave. Kështu nën-toger (oficer) Papasi terrorizon popullsinë e Filatit dhe shqiptarët që guxojnë të paraqesin një ankesë kundër grabitësve, i nënshtrohen dhunës. Disa grabitës imponohen zyrtarisht si mbledhës parash ndaj fshatarëve shqiptarë dhe mjerë ata që nuk duan t’u nënshtrohen atyre. Për shembull, grabitësi Teodor Cimando u imponua për fshatarët e Lopsit.

Grabitësit Nejo dhe Haidus vjedhin fshatrat shqiptarë të Lopsit, Koskës, Sqeparit, Spatarit dhe ndërsa shqiptarët kanë pasur prirjen për të shmangur këtë haraç, oficeri Papas (për të cilin biseduam më sipër) vrau përpara të gjithë shqiptarëve Adelin Pilafin dhe Rustem Hamzain nga Versela, për arsyen se ata refuzuan t’u paguajnë haraç këtyre grabitësve.

Shqiptarëve nuk u lejohet të ankohen për dhunën dhe vjedhjen e kryer nga refugjatët; shqiptarët Mamo Balo, Shuaib, Malo Mustafa Saidi, Adem Shuaibi dhe Qerim Melaku nga Margëlliçi (Margariti) u burgosën dhe u dërguan në Prevezë, pasi guxuan të ankoheshin që refugjatët po vidhnin perimet, ullinjtë dhe frutat e pemishteve të tyre.

Politika e ndjekur nga këto trajtime është t’i detyrojë shqiptarët të largohen nga Greqia. Autoritetet përndjekin ata shqiptarë që deklarohen kështu dhe nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kështu shqiptarët Haki Musa, Musa Demi (nga Filati), Omer Çapari dhe Xhevat Merushi (nga Preveza) u sollën para gjykatës si “propagandistë shqiptarë”. Edhe Myftiu i Filatit u dërgua para gjykatës, por u lirua menjëherë, pasi premtoi se do ta deklarojë veten si mbështetës i shkëmbimit.

Prefekti i Prevezës, zoti Xhekas, kërcënoi shqiptarët Sheik Sabriun, Mehmet Buzën dhe Shukri Abazin, pasi guxuan të thonin para Komisionit Miks se ata janë shqiptarë dhe për këtë arsye ata nuk duhet të largoheshin nga vendi.

Përndjekjet e shqiptarëve në fshatrat që ndodhen në prefekturat e Follorinës dhe Kastorisë nuk janë më pak të neveritshme.

Atje gjithashtu, u morën gjithçka shqiptarëve, shtëpitë, të korrat, bagëtitë dhe, me qëllim që t’i detyronin të largoheshin, ata pësuan keqtrajtime të përditshme. Pra, të emëruarit Mustafa Ismaili dhe Demir Mustafa, me origjinë nga fshati shqiptar Revani (Kastorisë), u rrahën deri në vdekje, më 28 prill 1924, në postën ushtarake të Revanit dhe atë të Kalovishtës. Fytyrat dhe trupat e të dy viktimave ishin deformuar në atë mënyrë sa nuk kishte më asgjë njerëzore.

Një tjetër shqiptar, Abdullah Zeqiri, nga Sliveni (Kastoria), u vra më 4 maj 1924 nga refugjatët ndërsa autoritetet nuk bënë asnjë përpjekje për të arrestuar vrasësin.”

* /darsiani.com/ Francë – 12 Maj 2019

Etiketa: Aurenc BebjaAutoritetet grekedëshmiadhunadokumenti zyrtarDragumiGardhiqiKarbunarëKomisionin MiksLidhja e KombeveshpërnguljaSociété des Nations - Journal Officielvrasja e çamëve

Të Lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

nga 27
21:15 | 20/12/2025
0

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

nga 27
20:33 | 20/12/2025
0

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

nga 27
20:15 | 20/12/2025
0

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

nga 27
19:53 | 20/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës. Një 86 vjeçar me...

Para
Krerët e PDIU-së marshim-proteste duke filluar nga selia e partisë (film)

Krerët e PDIU-së marshim-proteste duke filluar nga selia e partisë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

21:15 | 20/12/2025
Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com