Letra e çamëve myslimanë të Filatit, Gumenicës dhe Margaritit drejtuar Lidhjes së Kombeve (1924) : “Nuk jemi turq, mos na shkëmbeni!” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e çamëve myslimanë të Filatit, Gumenicës dhe Margaritit drejtuar Lidhjes së Kombeve (1924) : “Nuk jemi turq, mos na shkëmbeni!”

19:25 | 12/05/2019
në Kryesore
0

Nga Aurenc Bebja*

Në faqen n°238 të dokumentit të “Société des Nations – Journal Officiel”, botuar në shkurt të 1925, gjejmë një letër të veçantë të çamëve myslimanë drejtuar asokohe Komisionit Miks të Lidhjes së Kombëve.

Letër presidentit të Komisionit Miks

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Athinë, 13 maj 1924.

“Pas ekspozesë që patëm nderin të bëjmë në Prevezë, ne po nxitojmë t’i paraqesim Komisionit të Lartë argumentet në vijim, të cilat përkrahin racën shqiptare të Çamërisë, që do të thotë rrethet e Margaritit, Gumenicës dhe Filatit, për të cilat ne jemi përfaqësuesit e tyre dhe ku asnjë mysliman, sipas mendimit tonë, nuk duhet të jetë subjekt i shkëmbimit.

Myslimanët e Çamërisë, duke përfshirë ata të Paramithisë, janë shqiptarë të njohur si të tillë nga të gjithë historianët, historikisht, dhe veçanërisht nga ata të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe të fillim të nëntëmbëdhjetës.

Këta historianë dhe udhëtarët janë anglezë, francezë dhe grekë; do të mjaftojë të citojmë Leake, Pouqueville, Gervinus, Finlay, Aravantinos. Të gjithë kanë thënë se Çamët, si Suliotët, janë shqiptarë nga raca, gjuha dhe zakonet. Ka ende sot, në fshatin Gardhioi, një lagje e quajtur Kopolat, të gjithë muslimanët që janë kushërinjtë e heroit të famshëm suliot Xhavella.

Në të vërtetë, ajo që dallon një racë nga një tjetër, ajo që dëshmon se çamët janë shqiptarë është gjuha e tyre, gjuha shqipe e folur në familje, zakonet e tyre, të cilat ndryshojnë plotësisht nga ato të turqve, zakonet dhe traditat shtëpiake, ato që lidhen me martesën, funeralet, lindjen e një fëmije, vallet, këngët, etj.

Kostumi i Çamëve është mjaft karakteristik; ai është krijuar që në kohën e Pellazgëve dhe është i përbashkët për të gjithë shqiptarët, për çamët si dhe për të tjerët. Sa për ata që argumentojnë se Çamët erdhën nga Damasku (Chem en lyre), këto janë fjalë të pandershme të njerëzve të paditur në fushën e historisë dhe që veprojnë për interesa personale. Disa “hoxhallarë” kanë pretenduar gjithashtu se jemi turq, sepse dëshironin të shkonin në Anatoli, duke shpresuar, kështu, të gjenin atje Khalifin.

Ne do të ishim jashtëzakonisht mirënjohës, nëse një vendim do të merrej sa më parë në favorin tonë, duke na dekretuar jashtë shkëmbimit, dhe nëse merren masa për heqjen e kufizimeve ndaj elementit shqiptar mysliman, dhe kështu, të jemi të lirë që të gëzojmë pronat tona, lirinë tonë, të drejtat tona civile, në mënyrë që të kthehemi në një gjendje normale, diçka pas së cilës kërkojmë për gjatë pesëmbëdhjetë muajsh.

Ne ju lutemi, z. President, që të bindeni për sigurimin e respektit tonë më të thellë.”

Në emër të Hysni Abezit (Husni Abez), Haki Mazës (Haki Masa), Qazim Xhaferit (Kasim Djafer), Ramadan Sulejmanit (Ramad Suleiman) nga Filati; Sheko Hamidit (Cheko Hamid), Abedin Xhemalit (Abidin Djemali), Adem Sehmetit (Aden Sehmeti) nga Gumenica; Haxhi Brahit (Hedji Brahi), Mehmet Duzes nga Margariti.

Nënshkruar: Musa DEMI

* /darsiani.com/ Francë – 12 Maj 2019

Etiketa: Aurenc BebjaFilatiGumenicësLetra e çamëveLidhja e KombeveMargaritiMusa DemiSociété des Nations - Journal Officielturq

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Moti i keq në Vlorë, trageti përplaset me kalatën e portit

Moti i keq në Vlorë, trageti përplaset me kalatën e portit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com