Nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, lideri demokrat Lulzim Basha tha se nesër në orën 18:30, të gjithë në shesh në betejën për Shqipërinë si gjithë Evropa.
Basha theksoi edhe një herë mesazhin se kjo betejë nuk bëhet për pushtet.
“Pushteti dhe karrigia nuk i takon asnjë partie politike, do ta vendosë populli me votë të lirë dhe të ndershme. Junta do të cmontohet dhe do të cohet para drejtësisë. Orët vendimtare të demokracisë shqiptare po trokasin, nuk ka më vend për hamendësim. Le të derdhemi nesër në orën 18:30 në shesh në betejën për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas, vetëm para. Zoti ju bekoftë!”, – tha kryedemokrati Basha.