Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në autostradën e Milotit, ku një makinë ka përplasur një këmbësore.
Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia i ka ardhur menjëherë në ndihmë të plagosurës, emri i të cilës ende nuk bëhet me dije.
Pas ndihmës së parë, e aksidentuara është dërguar menjëherë në spital, ku është nën kujdesin e mjekëve.
Ish-deputeti i PD Bardh Spahia është i diplomuar si mjek i përgjithshëm.