Negociatat, nga Frederiku te Frederika – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat, nga Frederiku te Frederika

20:44 | 09/05/2019
në Kryesore
0

Nga Avni Nezaj

Integrimi i Shqipërisë është një piramidë që duhet të kalohet nga politika shqiptare pavarësisht rreziqeve apo ndryshimeve të mëdha ligjore, në mentalitet apo ndryshime sociale që kërkohen nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian

Kur kishim shansin te firmosnim çeljen e negociatave Edi Rama me ushtarët e tij u zhveshën në sheshin “Skenderbej” dhe bënë kampin e tyre veror me pica e muhabet. Evropa mendoi se diçka po ndodh e nuk miratoi  firmosjen e hapjes se negociatave.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Tani Edi Rama ka 6 vjet në qeveri në Shqipëri, por akoma nuk ka bërë asnjë hap para për integrimin e  Shqipërise. Ne fakt vetëm hapa pas janë bërë. E zyra e tij nuk është vetëm disa hapa larg nga zona e kampit veror ku ai me 200 petrita, ndaloi integrimin duke e ndërruar me fatin e keshilltarëve të Fierit.

Integrimi pra është penguar sa hërë që ka qenë ne skenë Edi Rama, dje si opozitar e sot si pushtetar. Në 2013 e mori qeverisjen me levizjen e lirë për shqiptarët e sot po na rikthehen vizat.

Vlerësimi Holandës për mundësinë e kthimit të vizava për shqiptarët është shkatrrimtar për imazhin e Shqipërisë. Dhe jemi të sigurt se nese nje vend e bën një gjë të tille asnjë lloj mundësie që dikush tjetër të hapë negociata nuk ka. Nuk mud të ketë negociata nëse të rikthehen vizat.

Bëra këtë hyrje me dhimbjen e madhe se si unë, të gjithë shqiptarët nuk duan rikthimin e vizave. Thjesht se ato nëna që prisnin radhëve të ambasadave për të shkuar te femijët e tyre për vizitë nuk egzistonjnë më, thjesht se ata femijë që mund të kishin vite pa takuar prindërit e tyre pa letra në Evropë, mund të shkojnë  ti përqafojnë ata sa hërë të duan. ‘E sot shqipni më thuej ku je’.

Dje erdhi ne Tiranë “nëna” e integrimit, “nëna” e negociatave. Ajo quhet Frederika Mogherini dhe shpesh herë sapo e degjoj emrin e saj me kujtohet historia e hidhur e kombit tim që për të respektuar deri në përulje ideologët e mëdhej dhe teoritë e tyre që falimentuan bashkë me regjimet, u vinim emrat edhe fëmijeve, si Maringlen, Vladimir, Frederik ect…

Nuk dua të bëjë ndonjë përngjasim strukturor apo shumë esencial ndërmjet Frederikës se kohëve moderne dhe Frederikut (Engels) të shumë viteve më parë ose siç quhet “babai” i socializmit. Por di të them se absolutisht majtizmi komunist e ka marrë në qafë kombin shqiptar me shumë se perandoritë që e kanë mbajtuar të pushtuar edhe me shekuj.

Pak histori.

Frederik Engels ka qëne një filozof, histarian, gazetar dhe komunist revolucionar gjerman. Ai zhvilloi frymën revolucinare së bashku me Karl Marx që sot emërtohet si Marksizmi

Frederica Mogherini ishte anëtare e Federatës së Rinisë Komuniste Italiane (krahu rinor i Partisë Komuniste Italiane) nga viti 1988 deri në vitin 1996. Pas shpërbërjes së Partisë Komuniste Italiane dhe transformimin e saj në një parti socialdemokrate, Mogherini u bashkua me të Majtën Rinore. Në vitin 2001 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar të partisë Demokratët e së Majtës, duke shërbyer më vonë në Bordin Ekzekutiv Kombëtar dhe Komitetin Politik të saj. Dhe gjithë karriera e saj vijon e vijon, majtas e majtas.

Edhe pasi mori detyrën e lartë në BE, vijon qetësisht majtas e majtas. Ajo siç duket u gëzua shumë që akoma kanë mbetur në Europë disa mbeturina komuniste si qeverisja aktuale e Tiranës për të tallur “politikisht” intelektin me popullin që qeveriset prej tyre.

Atë çfarë nuk e kanë arritur në vendet e tyre këta ideologë marksistë duan ta arrijnë si provë të mbijetesës së tyre në vende të vogla, e fati i keq duket se po e gjen Shqipërinë të përballet me këtë situatë.

24 orë me parë Frederik(a) e kohëve moderne tha se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.

Në të gjithë fjalorët e botës shpjegohet se kur diçka, jashtë diplomacisë por edhe brenda saj, një njeri e meriton, ajo i jepet.

Kur diçka meritohet, jepet. Si dekoratat, çmimet nobel, si rroga, si shpërblimi ect.

Pra negociatat i meriton Shqipëria, por nuk po i japim….

Por deklaratat e zyrtares së lartë të BE lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë mërzitje të madhe në BE se çfarë po ndodh vërtet në Shqipëri. Ajo bën thirrje që partitë të lënë shqiptarët të votojnë, ndërkohë që opozita është bashkuar tashmë me shqiptarët në rrugë dhe në protestë, vetëm e vetëm që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë pa blerje e manipulim votash.

Pra dështimet e qeverisë së “saj” majtiste nuk i zë në gojë, nuk flet fare. Kështu bëhet njësh me deshtimin e qeverisë Rama për të bindur Europën, e duke pranuar edhe dështimin e saj. Ndërkohë ne na ngelet të urojmë që të mos jetë një dështim i qëllimtë.

Emri i frikshëm i Frederikut (Engels) u është shfaqur shqiptarëve në kohë moderne si një kujtesë e një të kaluare që nuk po kalon, pasi majtistët e Europës me nostalgjinë e tyre për të patur kafaze diktature akoma pranë tyre që ti kenë  për zbavitje i japin krah e mbijetesë disa regjimeve demagogjike dhe propagnde të gjallë, që nuk u ofrojnë asgjë tjetër qytetarëve përveçse dëshiren për të ikur.

Gazeta italiane Corriere Della Sera njofton se në librin e sapobotuar në Itali nga Matteo Renzi, me titullin “Një tjetër rrugë, Ide për Italinë”, thuhet se Renzi është penduar për betejën politike që bëri për zgjedhjen e Mogherinit, dhe shprehet se përgjegjësia për këtë zgjedhje është e tija.

Të kemi, e ta kemi faluar Matteo.

Ne shqiptarët i shkuam pas Frederikut të parë e përfunduam në greminë. Më këtë të dytën se di ç’po bëhet.

Etiketa: edi ramaFederica Mogherinikryeministernegociata

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ramushi vs Edi dhe Facebook në mes!

Ramushi vs Edi dhe Facebook në mes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com