Të rinjtë FRPD-së dhe LRI-së kanë zhvilluar një protestë simbolike përpara Parlamentit, para nisjes së seancës plenare.
BE refuzon Edi Ramën është simbolika e kësaj proteste e cila nënkupton refuzimin e Kryeministrit Edi Rama nga BE-ja dhe shtyrja e negociatave që u bë në Samitin e Berlinit.
28 të rinj kanë veshur bluzën e secilit vend anëtar të BE dhe mbajnë në duar nga një karton të kuq.
Ndërkohë brenda Kuvendit po zhvillohet seanca plenare, dhe po betohen deputet e rinj që morën mandatin nga KQZ-ja.