Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë sot në Lezhë në një takim me qytetarët.
Basha ka shpërndarë edhe një video në facebook, ku kreu i PD-së është pritur me entuziazëm nga mbështetësit në qytetin e Lezhës. Përkrahës të Bashës kanë dalë në rrugë me makina e flamuj të Partisë Demokratike.
“Qytetarët e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar”, shkruan Basha në Facebook.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/381087642617621/