Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se papunësia në Shqipëri është ulur me 6 për qind.
Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se me 400 mijë shqiptarë të larguar nga vendi papunësia duhet të kishtë vajtur minus 0%.
“Pse Edi Rama i ul meritat vehtes per papunesine ??
Edi Rama tha sot:
“Papunësia ka rënë më shumë se 6% qyshse morëm detyrën.”
Edi Rama s’ka asnje te drejte qe t’ja ule kaq shume meritat vehtes.Dhe kjo nuk eshte per te qeshur.
Me 400 mije e me shume,qe kane braktisur Shqiperine per shkak te tij papunesine ai e ka ulur te pakten nja 20%, pra nja tre here me shume se sa 6% qe thote vete.
Po te vazhdoje me kete ritem braktisja e Shqiperise, Edi Rama e con papunesine ne minus zero perqind.
Aferim Edi Rama!!”, shkruan Vasili.