Për ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiç, Samiti i Berlinit do të ketë sukses vetëm nëse Prishtina heq taksën ndaj Kosovës.
“Nëse nuk bëhet presion mbi Prishtinën, vështirë se mund të priten përparime spektakolare në lidhje me vazhdimin e dialogut. Duke pasur parasysh pjesëmarrësit e takimit, nuk besoj se do të ketë presion ndaj Prishtinës, mendoj se do të ketë shumë fjalë, por pak rezultate konkrete”, ka thënë Daçiç pak para Samitit.