Sistemi VAR me të paktën 32 telekamera në të gjitha këndet e stadiumit të vëzhguara nga një staf gjyqtarësh, shumë shpejt do të aplikohet edhe në futbollin shqiptar.
Sipas “Panorama Sport”, teknologjia e fundit në futbollin europian dhe botëror do të nisë aplikimin në vendin tonë në vitin 2021. Me ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s, në disa prej stadiumeve shqiptare, pritet që të bëhet instalimi i kësaj teknologjie.
Së fundmi, në Tiranë po punohet për stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në Elbasan dhe Shkodër janë të gatshëm dy impiante për të pritur ndeshje ndërkombëtare, ku edhe me shumë gjasë pritet të bëhen investimet për vendosjen e sistemit të ri të teknologjisë.