Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Ferid Agani dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Gani Shabani janë dënuar me burg për shkak të shpërdorimit të detyrës.
Mësohet se ish-ministri u dënua me 2.6 vite burg ndërkohë sekretari me 2 vite burg.
Dy zyrtarët kishin shpërdoruar detyrën për rastin e njohur si “Stentat”. Ata akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.