Ditën e sotme Maqedonia e Veriut është në heshtje zgjedhore. Të djelën do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ri të vendit, në një moment tepër kritik për qeverinë e kryeministrit Zaev, e konsiderohen si sfida e radhës për të.
Në bazë të sondazheve të javës së kaluar, pritet që presidenti i vendit të zgjidhet në raundin e dytë, ku duket se do të kalojnë i zgjedhuri i Zoran Zaevit dhe partive shqiptare në aleancë me të, Stevo Pendarovski, si dhe Gordana Siljanovska, që mbështetet nga partia opozitare VMRO-DPMNE.
Ndërkohë, të shumta janë skenaret sesi do të ndahen votat e kandidatit të Besës dhe Aleancës për Shqiptarët, Blerim Reka. Konsiderohet i mundshëm gjithashtu një bojkot nga ana e opozitës, nëse kandidatja Siljanovska do të ketë një diferencë të madhe nga Pendarovski në raundin e parë të zgjedhjeve.