Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbërritur para pak çastesh në selinë blu, ku do të zhvillojë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi vjen një ditë para seancës plenare të enjtjes.
Ndërkohë pak më herët u njoftua se ditën e nesërme, Basha do të mbledhë në orën 12:00 Kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar.